Flash

Aksident në tunelin "Elbasan-Tiranë"

Lapsi.al 1 November 2024
Aksident në tunelin "Elbasan-Tiranë"

Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e autostradës "Elbasan-Tiranë" këtë të premte. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin E. S., 76 vjeç, në lëvizje, ka goditur nga mbrapa kamionin me drejtues shtetasin D. L., 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti me drejtues shtetasin E. S., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Si pasojë e përplasjes, 3 persona, drejtuesi i mjetit E. S. dhe 2 pasagjerët janë shoqëruar në spitalin e Elbasanit për ekzaminime mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin me prova ligjore të rastit.

Të këshilluara

Saimir Tahiri paraqitet sot në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje...

09:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI