Flash

Sula: Do të vijë dita që do të japin llogari për sjelljet e tyre

Lapsi.al 31 October 2024
Sula: Do të vijë dita që do të japin llogari për

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula është shprehur se janë paguar paratë për karriget e reja dhe këta i kanë vjedhur pasi nuk janë zëvendësuar. Sula në fjalën e tij përpara medieve, ka theksuar se opozita është në SPAK për shkak të protestave dhe jo si mazhoranca për vjedhje dhe lidhjet e tyre me bandat.

"Këta vjedhin dhe te karriget, janë të pangopur. Ne kemi paguar karriget me 8 milionë e 900 mije lekë dhe prapë ato karrige që kanë shpëtuar nga djegia për të vjedhur lekët. Tre herë jam unë në SPAK, katër herë SPAK, pesë herë Noka atje jemi ne sa herë por jemi krenar që nuk shkojmë për korrupsion në SPAK. Ne nuk shkojmë për vjedhjet, për ENCRO CHAT, bandat, korrupsion por zoti u dhëntë jetë sa më shumë sepse do të vijë dita që do ti paguajnë të gjitha. Parlamenti është këtu, të na thonë se çfarë kemi bërë që të dënohemi 40 ditë.

Është i vetmi shtet në europë që të dënojnë pa ligj, pa akuzë dhe rregullorja e parashikon me 10 ditë këta na përjashtojnë me 40 ditë. Këto nuk duan opozitë, janë në një pikë që nuk durojnë as zhurmën më që të shijojnë lekët që po vjedhin. Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk e bëjmë për shtëpinë tone se dy lek i kemi mund të binim rehatë të merrnim ndonjë tender dhe rrinim rehatë por gjeni një këtu që të na thotë që kemi marrë një cent, por ne e bëjmë për Shqipërinë sepse kemi vendosur të jetojmë këtu me gjithë familjen. Ata që që nuk e bëri pushtuesi për shekuj këta po e bëjnë për 10 vite," tha Sula.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI