Flash

Sophie Turner flet për divorcin nga Joe Jonas: Tepër i trishtë

Lapsi.al 31 October 2024
Sophie Turner flet për divorcin nga Joe Jonas: Tepër i trishtë

Sophie Turner ka folurpër divorcin e saj me këngëtarin Joe Jonas.

“Po kaloj një proces ligjor tani ku nuk mund të them shumë, por ishte tepër e trishtueshme”, tha aktorja në një intervistë. "Ne kishim një marrëdhënie të bukur, por ishte e vështirë".

“Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Londër”, shtoi ajo. “Më dukej sikur jeta ime ishte në pauzë derisa u ktheva në Angli. Nuk ndihem kurrë si vetvetja kur nuk jam në Londër, me miqtë dhe familjen time. Isha larg për kaq gjatë, gjashtë vjet,” rrëfeu aktorja.

Turner dhe Jonas, të cilët u martuan në vitin 2019 në Las Vegas, u ndanë vitin e kaluar pas katër vitesh martesë. Ish-ët u gjendën  në një betejë të rrëmujshme për kujdestarinë ndërsa Sophie paditi anëtarin e Jonas Brothers për kthimin e vajzave të tyre në MB, duke pretenduar se ai nuk do t’i dorëzonte pasaportat e tyre dhe do të vazhdonte me planet e tyre për t’u transferuar në Angli.

Dyshja përfundimisht ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje dhe aktorja më vonë hoqi dorë nga padia. Burimet i thanë më parë People se të dy tani janë “bashkëprindër miqësorë”.

Të këshilluara

Kanye West zgjidh padinë me Adidas

Kanye West e përfundoi në heshtje betejën e tij ligjore me Adidas dy vjet pasi marka ndërpreu bashkëpunimet me reperin. Të martën, CEO i Adidas, Bjørn Gulden...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI