Flash

Hoti del nga SPAK: Pse nuk thërrasin ministrat?

Lapsi.al 31 October 2024
Hoti del nga SPAK: Pse nuk thërrasin ministrat?

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit sot për lëndën që hodhi në seancën e kaluar të Kuvendit. Hoti foli për mediat, duke ngritur pyetje për autoritetet pse nuk thërriten zyrtarë të mazhorancës. Ajo tha se drejtësia duhet të shqetësohet për krimin dhe bandat që rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm.

“Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe me një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.

Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë cka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë , sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë”,tha Hoti.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Këtë të enjte, më 31 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe shitet me 91.1 lekë. Euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë. Pa...

09:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI