Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Fushata, Trump dhe Harris akuzojnë njëri-tjetrin për krijimin e ndasive

Lapsi.al 31 October 2024
Fushata, Trump dhe Harris akuzojnë njëri-tjetrin për krijimin e

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit.

Ish-presidenti republikan veshi një jelek fosforeshent ngjyrë portokalli dhe u ngjit në sediljen e pasagjerit të një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në Green Bay, Wisconsin, për të tërhequr vëmendjen ndaj një komenti të martën nga presidenti demokrat Joe Biden, që tha se zbuloi përbuzjen që udhëheqësit demokratë ndjejnë ndaj mbështetësve të ish-presidentit Trump.

Duke marrë pyetje nga gazetarët ndërsa qëndronte i ulur në kamion, ish-presidenti Trump tha se Presidenti Biden “duhet të ketë turp për veten” dhe se fajtore ishte edhe nënpresidentja Harris. Mbështetësit e Trump-it “nuk janë mbeturina”, tha ish-presidenti.

Nënpresidentja Harris, ndërkohë, u bëri thirrje votuesve në Karolinën e Veriut që të zgjedhin një fillim të ri duke “e mbyllur kapitullin” për kandidatin republikan, për të cilin tha se ishte i fokusuar tek ankesat e tij, në vend të nevojave të amerikanëve.

“Nëse ai zgjidhet, në ditën e parë, Donald Trump-i do të hyjë në atë zyrë me një listë armiqsh. Kur të zgjidhem, unë do të hyj me një listë detyrash”, tha ajo.

Gara është bërë edhe më e afërt në javën e saj të fundit dhe një anketim i agjencisë së lajmeve Reuters dhe firmës Ipsos të martën tregoi se nënpresidentja Harris kryeson ndaj ish-presidentit Trump me vetëm 44% përkundër 43% ndër votuesit e regjistruar në nivel kombëtar, shumë brenda kufirit të gabimit. Anketime të tjera të opinionit publik tregojnë diferencë të ngushtë në shtatë shtetet e fushëbetejës që do të vendosin zgjedhjet e 5 nëntorit.

Tensionet janë në rritje. Punonjësit zgjedhorë në shtetet konkurruese po përgatiten për dhunë dhe autoritetet në Florida arrestuan një burrë që kërcënoi votuesit me hanxhar.

Polarizimi në Amerikë ka ngjallur mosbesim. Sipas një anketimi të marsit, po nga Reuters/Ipsos, rreth 38% e republikanëve thanë se e shihnin Partinë Demokrate si një “kërcënim të menjëhershëm” për Shtetet e Bashkuara, ndërsa 41% e demokratëve thanë të njëjtën gjë për republikanët.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve ligjore është fokusuar në rrezikun e votimit nga joshtetasit, megjithëse kontrollet private dhe shtetërore kanë treguar vazhdimisht se kjo praktikë e paligjshme është shumë e rrallë. Fushata për t’u fokusuar tek kjo çështje arriti një fitore të mërkurën kur Gjykata e Lartë riktheu në fuqi vendimin e shtetit Virxhinia për të spastruar nga listat e votuesve të saj 1600 persona për të cilët zyrtarët shtetërorë arritën në përfundimin se mund të mos ishin shtetas amerikanë, një pretendim që administrata e Presidentit Biden e kundërshtoi.

Një fushëbetejë në Jug

Tubimet paralele në Karolinën e Veriut theksuan rolin vendimtar që ky shtet jugor amerikan mund të luajë në zgjedhje. Ishte i vetmi shtet në fushëbetejë që mbështeti ish-Presidentin Trump në vitin 2020. Për herë të fundit votoi për një kandidat demokrat për president në vitin 2008, megjithëse ka patur një guvernator demokrat, Roy Cooper-in, që nga viti 2017.

Ish-presidenti Trump kryeson ndaj nënpresidentes Harris me vetëm një pikë përqindjeje në këtë shtet, sipas një mesatareje të anketimit nga FiveThirtyEight. Dëmet e uraganit të muajit të kaluar i kanë bërë rezultatet e Karolinës së Veriut veçanërisht të vështira për t’u parashikuar.

Rajoni perëndimor i goditur rëndë anon nga republikanët dhe ka rreth 9% të votave të hedhura në vitin 2020, sipas një analize nga anketuesi republikan Patrick Ruffini.

Ndërsa disa zyrtarë shtetërorë – përfshirë disa republikanë – kanë lavdëruar përpjekjet e organeve federale për pastrimin e dëmeve, ish-Presidenti Trump ka bërë pretendimin e pavërtetuar se ndihma për katastrofat e destinuara për këtë shtet, është devijuar për të ndihmuar emigrantët.

Sipas profesorit të shkencave politike të Kolegjit Catawba, Michael Blitzer, rreth 43% e votuesve të regjistruar në Karolinën e Veriut kanë votuar tashmë dhe ata kanë më shumë gjasa të jenë të bardhë, të zonave periferike dhe gra, krahasuar me elektoratin e përgjithshëm.

Rezultati mund të mos dihet menjëherë, pasi fletëvotimet e dërguara me postë mund të numërohen deri në 10 ditë pas zgjedhjeve./ VOA

Të këshilluara

Pentagoni: Ushtarë koreanoveriorë në Kursk

Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë dërguar tashmë në rajonin Kursk të Rusisë, prandaj shprehu shqetësimin se ato ...

11:02

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI