Flash

A do ulej për dialog me Ramën? Si përgjigjet Berisha

Lapsi.al 31 October 2024
A do ulej për dialog me Ramën? Si përgjigjet Berisha

Pasi ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje për dialog, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument

Ai tha se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës.

“Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument.

Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë.

Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI