Flash

Protesta/ Policia çon në SPAK deputetët e PD-së

Lapsi.al 30 October 2024
Protesta/ Policia çon në SPAK deputetët e PD-së

Lidhur me nisjen e hetimit ndaj deputetëve të opozitës Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare. Në njoftim thuhet se janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Po ashtu policia shton se se janë proceduar 33 protestues për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Gjithashtu bëhet me dije se po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë teksa janë shpallur në kërkim 3 automjete, sipas policisë.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI