Flash

Në rrugët e Shqipërisë u shtuan 71 mijë automjete, numri më i lartë në Tiranë

Lapsi.al 30 October 2024
Në rrugët e Shqipërisë u shtuan 71 mijë automjete,

Deri në shtator numri gjithsej i mjeteve rrugore, me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e republikës së Shqipërisë rezulton 939.152 mjete.

Për periudhën janar-shtator 2024 në rrugët e vendit janë regjistruar 71.4 mijë mjete të reja, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT. Nga këto, rreth 60 mijë ishin autovetura.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,8 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,0 %) dhe “Motor” (5,7 %).

Sipas INSTAT, gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Të këshilluara

Digjen gjatë natë dy automjete në Shkodër

Dy atomjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Shkodër. Mësohet se pronar i automjeteve tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, është i nj...

08:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI