Flash

Dera e mbyllur dhe sulmi me vezë ndaj Belerit, Berisha: Akt rrugaçërie i porositur

Lapsi.al 30 October 2024
Dera e mbyllur dhe sulmi me vezë ndaj Belerit, Berisha: Akt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot në rrjetet sociale lidhur me sulmin që iu bë eurodeputetit Fredi Beleri dje nga një qytetar, me vezë dhe kos, teksa ai dilte nga Kryesia e Kuvendit, por edhe faktit që dera e këtij institucioni nuk u hap në momentin që ai mbërriti.

Berisha shkruan se në një akt hakmarrje primitive ndaj Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sipas tij, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet. Po ashtu Berisha shtoi se personi që sulmoi me vezë dhe kos dje Belerin, ishte provokator dhe pas aktit banditsk, sipas tij, u largua i qetë.

Postimi i Berishës:

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin e bandit të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. Unë kam dëgjuar Parlamentin Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të Këshillit nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të bashkisë Himarë dhe burgos me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik.

Të këshilluara

Digjen gjatë natë dy automjete në Shkodër

Dy atomjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Shkodër. Mësohet se pronar i automjeteve tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, është i nj...

08:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI