Flash

Berisha: Edi Rama do mbash përgjegjësi për dhunën ndaj demokratëve

Lapsi.al 30 October 2024
Berisha: Edi Rama do mbash përgjegjësi për dhunën ndaj

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se po të lexosh raportin e fundit, të projektit botëror të drejtësisë, aty kuptohet se kombi shqiptar është në një pushtim të egër. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se ky është një pushtim që krerët e opozitës i rrëmben dhe i tërheq zvarrë në burg.

"Ju keni falënderimin e kombit shqiptar. Sepse po të lexosh raportin e fundit, të projektit botëror të drejtësisë, aty kuptohet se kombi shqiptar është në një pushtim të egër. Një pushtim i cili i ka shkatërruar drejtësinë. Një pushtim që e ka renditur Shqipërinë 10 shkallë më keq se Vietnami, në të cilin monizmin e është i sanksionuar në kushtetutë. Një pushtim që ka zbrazur Shqipërinë me të paktën 38% vetëm në zonën e Shengenit të banorëve të saj, sipas raportit të fundit të Eurostat. Një pushtim që krerët e opozitës i rrëmben, i tërheq zvarrë në burg. Që denoncuesit e krimit i burgos nga frika dhe tmerri i narkodiktatorit prej tyre.

Që denoncuesit e krimi i burgosur, dhe që bosët e krimit i lumturon duke i shpallur investitor strategjik. Prandaj miqtë e mi, 3 orët e djeshme që narkoshteti u paralizua, ishin në fakt 3 orë çlirimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato 3 orë, mbrëmë hynë në historinë epike të përpjekjes së shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe beteja nuk ndalet Ne nuk ndalemi! Ne nuk tërhiqemi! E provuan dje dhe dështuan. Narkopolicia ndërhyri dje ndaj protestuesve paqësor. Narkopolicia kishte urdhër të qartë për të ndërprerë protestën. Por dështuan. Dështuan sepse mosbindja vazhdoi aq sa ishte paralajmëruar.

Narkopolicia nuk na e shkurtoi dot as me 1 sekondë mosbindjen tonë civile. Edi Rama e di mirë. Që dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë. Prandaj Edi Rama ke vetëm një mundësi! Së pari, të ndërpresë dhunën dhe terrorin ndaj demokratëve, se për çdo akt që po ndërmerr do të bëhet përgjegjës, po ai vetë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI