Flash

Argumentet përfundimtare të Harris: Nga sulmi i Trump tek inflacioni dhe aborti

Lapsi.al 30 October 2024
Argumentet përfundimtare të Harris: Nga sulmi i Trump tek inflacioni

Nënpresidentja e SHBA Kamala Harris ka paraqitur dje argumentet përmbyllëse të fushatës për Presidente në kryeqytetin e vendit, në Uashington, nga i njëjti vend ku ish-Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin përpara se mbështetësit e tij të sulmonin dhunshëm Kapitolin, më 6 janar të vitit 2021.

Ajo foli për shumë gjëra, por ja një përmbledhje e sjellë nga BBC.

Rëndësia e zgjedhjeve: Këto zgjedhje janë “ndoshta vota më e rëndësishme që do të hidhni ndonjëherë” dhe një “zgjedhje midis lirisë dhe kaosit”. Votuesit amerikanë mund të “shkruajnë kapitullin tjetër në historinë më të jashtëzakonshme të treguar ndonjëherë”.

Sulmi ndaj Trump: Donald Trump “qëndroi pikërisht në këtë vend gati katër vjet më parë dhe dërgoi një turmë të armatosur për të përmbysur vullnetin e popullit”. Trump ka një “listë armiqsh…”.

Inflacioni: “Tani sfida jonë më e madhe është ulja e kostove, kostot që po rriteshin edhe para pandemisë dhe që janë ende shumë të larta.” Për presionet e kostos së jetesës: “E kuptoj”.

Aborti: Njerëzit kanë një “liri themelore” për të “marrë vendime për trupin e tyre”. U zotua të rivendosë mbrojtjen për aksesin ndaj abortit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI