Flash

Masat për protestën/Policia: Do mbajmë hapur rrugët kudo ku të ketë tubime

Lapsi.al 29 October 2024
Masat për protestën/Policia: Do mbajmë hapur rrugët kudo ku

Mbrëmjen e djeshme Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ka shpërndarë në policitë vendore planin e masave për protestën bllokuese të thirrur ditën e sotme nga opozita.

Mësohet se për çdo grup të forcave të rendit që do pozicionohen në vendet ku është thirrur protesta do kenë mbështetje të grupeve Shqiponja dhe Forcat e sigurisë kombëtare.

Ndryshe nga sa u bë në protestën e 7 tetorit mësohet se drejtori i përgjithshëm nuk i ka mbledhur këtë radhë shefat e komisariateve dhe drejtoritë ku do zhvillohen protestat, por është dërguar vetëm plani organizativ.

Për sa i përket policisë rrugore sot janë thirrur të gjithë efektivët që të dalin në punë, për të siguruar qarkullimin normal të automjeteve dhe devijimin në rast bllokim. Mësohet se policia do tentojë te mbajë hapur kryqëzimet ku parashikohet bllokimi, por nuk dihet se si do veprohet në raste përplasje apo çarje të kordonëve të policisë.

Bllokimet janë parashikuar nga ora 17:00 deri në orën 20:00, pasi kjo është edhe koha e njoftimit të bërë nga PD për akset rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Këtë të martë, 29 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 90.3 lekë dhe shitet me 91.4 lekë. Euro blihet me 98.1 lekë dhe shitet 98.7 lekë. Paundi britanik bl...

09:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI