Flash

Delegacioni i BE-së mbërrin në Tiranë, Rama dhe Beleri në një tryezë

Lapsi.al 29 October 2024
Delegacioni i BE-së mbërrin në Tiranë, Rama dhe Beleri

Sot dhe nesër do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Lidhur me këtë organizim mësohet se delegacioni i Bashkimit Evropian ka mbërritur në kryeqytet.

Vizita zyrtare e eurodeputetëve nisi me një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato, ku përfaqësuesit e BE-së do të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në procesin e integrimit evropian dhe në sfidat kyçe me të cilat përballet Shqipëria. Pas këtij takimi, delegacioni pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama këtë paradite teksa pjesë e eurodeputetëve është dhe eurodeputeti i partisë greke "Demokracia e re" Fredi Beleri.

Bëhet me dije se më këtë takim marrin pjesë 10 deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët do të ulen në tyrezë bashkë me parlametarët shqiptarë. Gjithashtu mësohet se në krye të delegacionit europian është italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe shqiptari, Adnan Dibrani që vjen nga Suedia.

Dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve deri pasdite. Demokratët do të marrin pjesë të përfaqësuar nga Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.

Temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; liria e medias dhe zgjedhjet; zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Këtë të martë, 29 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 90.3 lekë dhe shitet me 91.4 lekë. Euro blihet me 98.1 lekë dhe shitet 98.7 lekë. Paundi britanik bl...

09:22

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI