Flash

A do të kërkojnë falje ata që mbështetën shkatërrimin e opozitës

Lapsi.al 29 October 2024
A do të kërkojnë falje ata që mbështetën

Arrestimet e opozitarëve që u kurorëzuan së fundi me burgosjen e Ilir Metës i kanë ndarë si me thikë, në dysh, ata që janë prononcuar publikisht për këto ngjarje. Këtu nuk e kam fjalën për militantët e partive, apo për ata që sponsorizohen për të gërthitur në studio televizive, por për të tjerët, që reken të vënë në punë arsyen dhe të argumentojnë si difektet dhe risqet që përmban veprimtaria e SPAK, apo në të kundërt, të mirat dhe perspektivën që mund të përftohen prej akteve të tij.

Fox News: Pse po arrestohen krerët e opozitës në Shqipëri

Teza e njërës palë është se duke izoluar krerët e partive me të mëdha opozitare, në ndonjë rast duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e votimit popullor, apo në ndonjë tjetër, duke burgosur ata që kryejnë detyrën e dencocuesit si opozitarë, drejtësia e re po bëhet pjesë e lojës politike, duke përçudnuar fushën e garës ku ajo zhvillohet. 

Në këtë logjikë argumenti është se zgjedhjet e ardhshme janë vrarë ende që pa nisur, se ato i kanë garantuar autokratit në pushtet jo vetëm një fitore të sigurtë, por në përmasa të atilla, sa në parlamentin e ardhshëm mund të ketë një shumicë të kuafifikuar, të vlefshme për të ndryshuar kushtetutën dhe për të thelluar kleptokracinë tashmë të instaluar. 

Në këtë kuptim, frika është se SPAK dhe GJKKKO, që lindën për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin, mund ti bëjnë edhe më të paprekshme ato, duke u sjellë si faktor vendimtar për triumfin e një pushteti që do të jetë edhe më i pakontrolluar, si rezultat i një opozite të shkalafitur nga ndërhyrja e drejtësisë.   

Duke qenë se personalisht ndaj analizën e mësipërme për zhvillimin e ngjarjeve si dhe për atë që mund të ndodhë nesër, i kam ndjekur me vëmendje ata që predikojnë të kundërtën. Në këtë grup bëjnë pjesë si opinionistë që mbajnë mantelin e të pavarurit, po ashtu edhe drejtues emergjentë të partive të reja, që kanë dalë në skenë kohët e fundit. Në kor ata pretendojnë se drejtësia e re nuk është një armë në dorën e Ramës. Ata analizojnë se ajo nuk po godet liderët e opozitës por, se janë këta të fundit që po barikadohen tek forcat e tyre të vjetra politike, për të përfituar një mbrojtje artificiale. Ata e thonë me gojën plot se kanë besim te SPAK dhe e shohin si pozitiv për të ardhmen e vendit, aksionin e tij. Ata mohojnë të perceptojnë ndonjë rrezik për demokracinë, madje pretendojnë se nxjerrja nga loja e “liderëve të pavdekshëm” do të hapë mundësinë për suksesin elektoral të partive të reja, të papërlyera dhe të pa korruptuara. Sipas tyre, kjo do të sillte automatikisht edhe fundin e një autokrati si Edi Rama, atuja e vetme e të cilit, për të qëndruar në pushtet, është se ka përballë rivalë me legjitimitet të shkatërruar si Berisha dhe Meta.     

Armand Shkullaku: SPAK, arma e re e Ramës për të vrarë rivalët politikë

Pra, po t'a përmbledhësh bastin që ata kanë vënë për të ardhmen e afërt, ai parashikon vetëm zhvillime pozitive. Në optikën e tyre, e mira e parë do të jetë heqja qafe e figurave që vazhdojnë të na qëndrojnë prej tri dekadash përdhunshëm mbi shpinë, si Sala dhe Likja. Kjo do të pasohet nga një zhvillim tjetër, nga rinovimi i elitave politike në opozitë. Dhe të dyja këto, së bashku, do të prodhojnë në finale krisjen apo degradimin e imazhit të Ramës, duke sjellë fundin e erës së tij.

Por fatkeqësisht, e mira e këtyre optikave diametralisht të kundërta është se matja e vërtetësisë analitike të tyre, kësaj here ka afat, madje një kohë tepër të limituar. Prova e tyre e zjarrit janë zgjedhjet e majit të ardhshëm. 

Jam tepër kurioz të shoh qëndrimin që ata do të mbajnë kur pas shtatë muajsh, ashtu siç prtitet të ndodhë në çdo regjim autokratik, falë ndërhyrjes së drejtësisë në garën elektorale, opozita zyrtare (PD-LSI) do të dalë shumë më e dobët sesa tani, por duke ruajtur sërish mopolin e opozitarizmit

Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Çfarë do të thonë nëse me gjithë luftën që i’u bë të vjetërve Berisha dhe Meta, partitë e reja do të kenë sërish rezultate të papërfillshme, për arsyen e thjeshtë se është në ADN e çdo regjimi anti demokratik që të mos lejojë opozita të forta? 

Si do të reagojnë nëse loja e SPAK për të zhbalancuar garën, do të prodhojë edhe më shumë fuqi në duart e Edi Ramës, duke i dhënë atij, përmes zgjedhjeve, mundësinë për të dizenjuar në pushtet absolut?

Ç’do të bëjnë nëse e gjitha kjo përfundon me opozitën e vjetër të raskapitur dhe me të renë krejtësisht të papërfillshme, pra me dobësimin e mëtejshëm të pluralizmit politik në vend?

Ky skenar tani ngjan më afër se kurrë dhe të gjithë ata që po duartrokasin asgjesimin e kësaj opozite, ashtu të keqe dhe të pamoralshme siç e kemi, nuk mund të shtiren sikur nuk e shikojnë se ç'po ndodh.

Nëse nuk kanë qenë me mision për të prodhuar fillesat e një realiteti të ri diktatorial, por thjeshtë naivë të sinqertë, ata do të duhet të kërkonin falje, po qe se kjo hipotezë vërtetohet pas zgjedhjeve të ardhshme. Edhe për opinionistët e pavarur edhe për krerët e partive të reja që mbrojtën këto teza do ishte e pashmangshme një ndjesë publike, në rast se do kishin ndihmuar, me apo pa dashje, në krijimin e një Shqipërie më autokratike. 

Nëse premtojnë t’a bëjnë këtë, le të vazhdojnë edhe këto shtatë muaj të mbrojnë idenë se një drejtësi me dy standarte kundër opozitës, prodhon një vend më të mirë për të gjithë ne. Në kushtet e sotme nuk mund të kërkosh më shumë prej tyre. 

©Lapsi.al

 

  

Të këshilluara

Reforma në drejtësi, si puthja e Judës

Prej minutave të para pas mesnatës, mes 21 dhe 22 korrikut 2016, ajo që ka ngelur e pashlyer në mendje është një puthje. Fotografët dhe kameramanët që i rezistu...

09:19

Editoriali/Si po i minon Trump institucionet

Sinjalet shqetësuese në lidhje me gjendjen e demokracisë po shtohen përditë e më shumë në Shtetet e Bashkuara. Më 15 tetor, kandidati republikan, Donald Trump, ...

20:09

Duhet protestuar për pensionet!

Rritja e pensioneve me vetëm 4.1% nga qeveria Rama në tetor të vitit aktual prodhoi një zhgënjim dhe pakënaqësi të thellë tek shtresa e gjerë e pensionistëve në...

10:00

Hapat e Leninit në Tiranë

Debati rreth besimeve me “Vatikanin bektashi” dhe burgosja e deputetit Salianji si ndëshkim i fjalës së lirë janë probleme të reja e krejtësisht të panevojshme ...

14:25

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI