Flash

Zhduket pa gjurmë 59-vjeçarja shqiptare në Itali, familja nis kërkimet

Lapsi.al 28 October 2024
Zhduket pa gjurmë 59-vjeçarja shqiptare në Itali, familja nis

Të shtunën e datës 26 tetor, në orën 6 të mëngjesit, një 59-vjeçare shqiptare banuese në Pontedera të Italisë, u largua nga banesa pa lajmëruar askënd dhe nuk ka lënë asnjë shënim, duke bërë që familja të ngrejë alarmin dhe të denoncojë rastin në policia.

Menjëherë policia ka nisur kërkimet, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Familjarët nuk kanë mundur të japin një përshkrim të veshjes së të zhdukurës, duke qenë se nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ajo ka dalë nga dera. Bashkëshorti tha se ajo kurrë nuk ishte larguar nga banesa pa lajmëruar, ndërsa theksoi se kishte frikë se mos diçka e keqe i ka ndodhur.

Të këshilluara

Moti sot/ Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë ditën e sotme të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet...

07:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI