Flash

Skandali tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere sot në SPAK

Lapsi.al 28 October 2024
Skandali tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere sot në SPAK

Në SPAK po vijon marrja në pyetje e mjekëve të dyshuar. Pas Edmond Gashit më 3 Tetor, sot u paraqit në prokurorinë e posaçme Alketa Pere.

Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në “Astir”, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat. Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për t'u shitur në vlera nga 500-1500 euro.

Të këshilluara

Kreu i Ballit Kombëtar paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Roshi ka shkuar në SPAK në orët e para të mëngjesit. ...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI