Flash

Sekuestrohen kontejnerët që dyshohen me mbetje toksike në Durrës

Lapsi.al 28 October 2024
Sekuestrohen kontejnerët që dyshohen me mbetje toksike në

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 102 kontejnerët në anijen “Molive” që dyshohet se mbajnë mbetje toksike. Anija, e cila kishte destinacion Tajlandën, mbërrit në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm dhe u ankorua në radë.

Vendimi i Prokurorisë:

Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.

Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

 

Të këshilluara

Moti sot/ Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë ditën e sotme të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet...

07:11

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI