Flash

Lana Del Rey flet për martesën me udhërrëfyesin Jeremy Dufrene

Lapsi.al 28 October 2024
Lana Del Rey flet për martesën me udhërrëfyesin Jeremy

Lana Del Rey ka ndarë një përditësim mbi jetën martesore me bashkëshortin e saj Jeremy Dufrene pas raportimeve se çifti kishte lidhur martesën në SHBA.

Katër javë më parë u njoftua se Lana kishte shkëmbyer betimet me udhërrëfyesin e turneut Jeremy, 56 vjeç, në Des Allemandes, Luiziana.

Një muaj pas ngjarjes, Lana foli për jetën e tyre së bashku teksa ishte në një event këtë javë.  E pyetur se si po shkon jeta bashkëshortore nga revista InStyle, ajo u pergjigj: “Është mirë”. Më tej ajo komentoi: “Jemi të lumtur”.

Del Rey dhe Dufrene ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u panë të kapur për dore në Festivalin Reading & Leeds në MB muajin e kaluar, sipas një video në Instagram. Sipas Daily Mail, dyshja bënë një pit stop në Londër për të vizituar Harrod’s dhe një bar.

Artistja më pas i  mohoi lajmet se  po takoheshin pasi një llogari fansash ndau detaje shtesë për “të dashurin e saj më të fundit”. Sipas People, Dufrene ka një djalë dhe dy vajza.

Këngëtarja e “Radio” u përfol për herë të fundit se ishte në lidhje me muzikantin Jack Donoghue në 2022 dhe muzikantin Clayton Johnson në 2020./Lapsi.al

Të këshilluara

Lucas Bravo heq dorë nga "Emily in Paris"?

Lucas Bravo deklaroi së fundmi se ishte "i lodhur" nga seriali hit,  "Emily in Paris". Sipas Times, në një intervistë të fundit me gazetën franceze Le Figaro...

20:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI