Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Greqia po armatoset, Ministri i Mbrojtjes shpall "Axhendën 2030"

Lapsi.al 28 October 2024
Greqia po armatoset, Ministri i Mbrojtjes shpall "Axhendën 2030"

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias, shpalli “Axhendën 2030” për Forcat e Armatosura. Në përfundim të paradës ushtarake në Selanik me rastin e 28 tetorit, festës kombëtare të Greqisë, Dendias tha se Forcat e Armatosura do jenë më të forta se kurrë më parë.

“Festat fitojnë kuptim jo vetëm kur kujtojmë të shkuarën, por kur përdorim mësimet e tyre për t’i dhënë kuptim të tashmes dhe të ardhmes.

Kuptimi i 28 tetorit 1940 është vendimi i përjetshëm i popullit grek, i kombit grek, i shoqërisë greke, për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin, integritetin e tyre. Për të arritur këtë, ne po vazhdojmë me reformën më të madhe të Forcave të Armatosura greke që ka ndodhur në shtetin e ri grek – atë që ne e kemi quajtur Axhenda 2030”, tha Nikos Dendias.

“Në këtë mënyrë, të marrim Forcat e Armatosura më të forta që kemi pasur ndonjëherë, që ato të na mbushin me krenari, si sot, dhe të garantojnë të mirën e madhe të pavarësisë kombëtare dhe dinjitetit kombëtar”, përfundoi Nikos Dendias.

Të këshilluara

NATO: Korea e Veriut po vret ukrainasit

NATO-ja konfirmoi të hënën se trupa koreano-veriore janë dërguar në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe se një pjesë e tyre është dislokua...

17:27

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI