Flash

Aksident në Lezhë/ Motori përplaset me zetorin, 30-vjeçari në spital

Lapsi.al 28 October 2024
Aksident në Lezhë/ Motori përplaset me zetorin, 30-vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Dajç.

Motomjeti me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me mjetin bujqësor zetor. Si pasojë është dëmtuar 30-vjeçari i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit",  njofton policia.

Të këshilluara

Kreu i Ballit Kombëtar paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Roshi ka shkuar në SPAK në orët e para të mëngjesit. ...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI