Flash

Protesta/ Bylykbashi: Prokuroria duhet të ishte në Portin e Durrësit

Lapsi.al 27 October 2024
Protesta/ Bylykbashi: Prokuroria duhet të ishte në Portin e

Një banderolë me mbishkrimin "Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike", është vendosur në hyrjen e portit të Durrësit, si shenjë proteste kundër mbërritjes së mbetjeve toksike. Aty ishte edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, i cili u shprehet se aty duhet të ishte edhe prokuroria, sipas tij për të sekuestruar kontinierët. Bylykbashi është shprehur se kjo është një "skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit."

"Mbetjet toksike po vijnë në Portin e Durrësit dhe e bëmë këtë protestë për të caktuar qartë qëndrimin jo vetmë të PD por edhe të qytetarëtve të Durrësit dhe Shqipërisë që janë kundër këtyre mbetjeve. Kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit. Porti është grabitur për të ja dhënë mikut të Ramës dhe kur ndodh kjo asgjë nuk mund ta pengojë kalimin e mbetjeve toksike.

Këto mbetje u pikasën nga Rrjeti i Baselit dhe zbuluan skandalin duke i bllokuar në një vend tjetër dhe po i kthejnë pas për të helmuar shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë. Ajo që na shqetëson ne përveç mungesës së transparencës është shëndeti dhe rreziku i saj nga këto mbetje toksike. Ky është prokuroria që duhet të jetë këtu e gatshme për të sekuestruar kontinerët dhe të arrestojë personat që janë përfshirë drejtpërdrejtë këtu deri te ministrat", tha Bylykbashi

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI