Flash

Plagosën fqinjin për motive pronësie, reagon policia

Lapsi.al 27 October 2024
Plagosën fqinjin për motive pronësie, reagon policia

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen në Torovicë të Lezhës. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e Lezhës e cila ka dalë me një njoftim zyrtar.

Sipas poliicsë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në Balldre, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me kosor 47-vjeçari me inicialet L. M.

I plagosur po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mësohet se 47-vjeçari është plagosur nga dy persona, babë e bir. Ata janë identifikuar si Sokol Boga, dhe djali i tij, Nikolin Boga. Po ashtu, gjatë konfliktit fizik mes tyre ka mbetur i lënduar dhe ky i fundit, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë policia bën me dije se po vijojnë kontrollet për kapjen Sokol Bogës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre. Po nga konflikti është dëmtuar lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI