Flash

James Franco flet për prishjen e miqësisë me aktorin pas akuzave

Lapsi.al 27 October 2024
James Franco flet për prishjen e miqësisë me aktorin pas akuzave

James Franco ka folur së fundmi për raportin me  Seth Rogen pasi aktori u godit me akuza për sjellje të pahijshme seksuale në vitin 2018.

“Nuk kam folur me Sethin. Unë e dua Sethin, kemi kaluar 20 vite të shkëlqyera së bashku, por mendoj se miqësia jonë ka mbaruar”, tha Franco për Variety për marrëdhënien e tij me Rogen ndërsa promovonte filmin e tij të ri “Hey Joe”.  “Dhe jo se nuk kam tentuar të rregullojë marrëdhënien me të. Unë i kam thënë atij  se sa shumë e vlerësoj.”

Rogen, i cili më parë ka punuar me Francon në "Freaks and Geeks" të vitit 1999, si dhe në disa filma duke përfshirë "The Interview" dhe "Pineapple Express", u distancua publikisht nga James profesionalisht pasi aktori u godit me akuzat.

Në një intervistë të vitit 2021 me Sunday Times – e cila u zhvillua disa muaj pasi Franco  zgjidhi padinë e tij për sjellje të pahijshme – aktori i “Knocked Up” zbuloi se nuk kishte në plan të vazhdonte më të punonte me të.

"Ajo që mund të them është se unë e përbuz abuzimin dhe ngacmimin dhe nuk do t'i mbuloja apo fshehja kurrë veprimet e dikujt që e bën atë ," u shpreh Seth.

Franko u akuzua pasi disa ish-studente të tij për aktrim dolën duke pretenduar se aktori  i "Spring Breakers" i "shfrytëzoi seksualisht" ato duke përdorur shkollën e tij të filmit.

Karriera e aktrimit të fituesit të Oskarit shkoi në një ndërprerje 4-vjeçare, përpara se të kthehej në dramën e Bille August të vitit 2022  "Me, You".

Të këshilluara

Lucas Bravo heq dorë nga "Emily in Paris"?

Lucas Bravo deklaroi së fundmi se ishte "i lodhur" nga seriali hit,  "Emily in Paris". Sipas Times, në një intervistë të fundit me gazetën franceze Le Figaro...

20:10

Justin Timberlake anulon shfaqjet e turneut

Justin Timberlake është detyruar të shtyjë gjashtë data të tjera në turneun e tij Botëror Forget Tomorrow. Artistii zbuloi se ka qenë i sëmurë dhe duhet të ri...

17:58

Liam Neeson flet për jetën sentimentale

Liam Neeson ka folur së fundmi për jetën e saj personale. Kur u pyet nëse ai është duke dalur me dikë gjatë një interviste të fundit me People, ylli i "Taken...

19:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI