Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

SHBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve

Lapsi.al 26 October 2024
SHBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e

Autoritetet amerikane thanë se aktorët rusë qëndrojnë prapa një video të rreme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej grisja e votave me postë për kandidatin republikan dhe ish-presidentin, Donald Trump, në shtetin e Pensilvanisë, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Videoja, që kishte miliona shikime në platforma sikurse X, u shfaq në rrjetet sociale më 24 tetor, duke treguar një person që kontrollonte fletëvotimet në qarkun Bucks të Pensilvanisë dhe griste votat për Trumpin.

Burri, i cili ishte me ngjyrë, dukej se po griste fletëvotimet që ishin për kandidatin republikan, ndërkaq linte të paprekura fletëvotimet për nënpresidente demokrate, Kamala Harris, e cila është person me ngjyrë.

“Komuniteti i inteligjencës vlerëson se aktorët rusë kanë prodhuar këtë video që në mënyrë të rreme shfaq një person duke grisur votat në Pensilvani, bazuar në të dhënat që ka pasur qasje komuniteti i inteligjencës dhe aktiviteteve paraprake të aktorëve të tjerë me ndikim rusë, përfshirë video dhe aktivitete të tjera të dezinformimit”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.

Në deklaratë u tha se brenda tre orësh autoritetet lokale përgënjeshtruan këtë video, pasi qytetarët e raportuan atë para autoriteteve.

“Ky aktivitet rus është pjesë e përpjekjes më të gjerë të Moskës për të ngritur dyshime të paqëndrueshme lidhur me integritetin e zgjedhjeve amerikane dhe për të nxitur ndarje në mesin e amerikanëve”, u tha në deklaratë.

Analistët që monitorojnë fushatat e ndikimit të huaj të Moskës më herët kishin lidhur këtë video me një grup propagandues rus të njohur si Storm-1516 apo CopyCop.

Vëzhguesit thanë se Storm-1516, që më herët kishte publikuar disa video me përmbajtje të rreme lidhur me kandidatin e Harrisit për nënpresident, Tim Walz, është një degë e Agjencisë së Kërkimeve në Internet, një ish-rrjet propagandistik rus, me bazë në Shën Petersburg, që ishte themeluar nga Yevgeny Prigozhin, lideri i ndjerë i grupit mercenar rus, Wagner.

Komuniteti amerikan i inteligjencës paralajmëroi se para zgjedhjeve të 5 nëntorit mund të shfaqen edhe më shumë dezinformata dhe propagandë të orkestruara nga Rusia./ REL

Të këshilluara

Finlanda mbyll dy pika kufitare me Rusinë

Finlanda po mbyll përfundimisht dy pika kufitare me Rusinë, njoftoi këtë të enjte shërbimi kufitar finlandez. Siç shkruajnë mediet e huaja, bëhet me dije për...

15:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI