Flash

Pa ndeshjen e basketbollit, Rama jep lajmin për ngritjen e akademisë së NBA

Lapsi.al 26 October 2024
Pa ndeshjen e basketbollit, Rama jep lajmin për ngritjen e akademisë

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me diasporën shqiptare në Nju Jorku, ka dhënë lajmin se qeveria ka nisur bisedimet për ngritjen e një akademie të NBA në Durrës.

“Dua t'u jap dhe një lajm. Ju e dini që kemi filluar punimet për ngritjen e Akademisë së Manchester City-t dhe jemi në bisedime për të ngritur në Durrës edhe një akademi të NBA”, tha Rama.

Duket se kjo ide kryeministrit i ka lindur pasi ka shijuar mbrëmjen e kaluar një ndeshje basketbolli në New York. Rama është parë pranë fushës me një kapele në kokë gjatë ndeshjes mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’. Biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste deri në 8 mijë dollarë. Shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera si kjo ndeshje basketbolli, asnjëherë nuk janë bërë transparente. Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për këtë çështje, por u refuzua nga mazhoranca.

Të këshilluara

I riu shqiptar kapet me drogë në Itali

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë. Pasi policia e ka identifikuar 25-vjeçarin, ai ka tentuar të ikë me biçikletë. Gjithasht...

17:02

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI