Flash

Izraeli sulmon Iranin: Teherani nuk duhet të përgjigjet

Lapsi.al 26 October 2024
Izraeli sulmon Iranin: Teherani nuk duhet të përgjigjet

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer tha se Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite. Starmer u shpreh se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje.

“Unë e kam të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të de-përshkallëzuar situatën në të gjithë rajonin," tha Starmer në një konferencë.

Mëngjesin e kësaj të shtune disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj. Në lidhje me sulmet ka reaguar edhe SHBA, ku thotë se Izraeli po vetëmbrohet dhe sulmi vjen si përgjigje për raketat balistike të 1 tetorit.

Të këshilluara

Finlanda mbyll dy pika kufitare me Rusinë

Finlanda po mbyll përfundimisht dy pika kufitare me Rusinë, njoftoi këtë të enjte shërbimi kufitar finlandez. Siç shkruajnë mediet e huaja, bëhet me dije për...

15:13

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI