Flash

Vranë prindërit, vëllezërit Menendez mund të lirohen pas 34 vitesh

Lapsi.al 25 October 2024
Vranë prindërit, vëllezërit Menendez mund të lirohen

Erik dhe Lyle Menendez - dy vëllezër të dënuar për vrasjen e prindërve të tyre në një ngjarje që tronditi Amerikën më shumë se 3 dekada më parë , duhet të dëgjohen nga një gjykatës dhe të lirohen me kusht. Ishte ky rekomandimi që bëri prokurori i qarkut të Los Angeles. Vrasjet e vitit 1989 të Kitty dhe Jose Menendez në rezidencën e tyre në Beverly Hills kanë marrë vëmendje në SHBA-në për vite me radhë dhe së fundmi kanë frymëzuar një serial të njohur të Netflix.

Filmi u përqendrua tek motivi që shtyu Erik dhe Lyle Menendez në vrasje, duke bërë që prindërit e tyre të qëlloheshin 13 herë teksa shikonin televizor. George Gascón, prokurori i lartë i LA County, njoftoi të enjten se provat e reja për këtë rast meritonin një rishikim të dënimeve të tyre të përjetshme.

Erik Menendez, 53 vjeç dhe Lyle Menendez, 56 vjeç, aktualisht po vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht në Kaliforni. Ka ende një rrugë të gjatë përpara se vëllezërit të dalin të lirë. Një gjykatës do të ketë fjalën e fundit nëse vëllezërit duhet të rigjykohen dhe një bord i lirimit me kusht do të duhet të shqyrtojë nëse ata duhet të lirohen nga burgu pasi kanë kryer më shumë se 30 vjet.

Lyle Menendez Says Brother Erik Went on Hunger Strike to Keep Them Together in Prison

"Unë besoj se vëllezërit ishin subjekt i një sasie të madhe mosfunksionimesh dhe ngacmimesh në shtëpinë e tyre" tha zoti Gascón. Ai shtoi se përderisa nuk ka asnjë justifikim për vrasjen, “besoj se e kanë paguar borxhin ndaj shoqërisë”. Gjatë gjyqeve të tyre penale në vitet 1990, prokurorët i përshkruanin vëllezërit si fëmijë të pasur që planifikuan në mënyrë metodike vrasjet për të pasur akses në pasurinë e prindërve të tyre. Por avokatët e tyre mbrojtës argumentuan se vëllezërit ishin viktima të viteve të abuzimit emocional, fizik dhe seksual dhe vepruan vetëm për vetëmbrojtje.

Një provë e re ishte një letër nga Erik Menendez e vitit 1988 ku detajon abuzimin e supozuar nga babai i tij, Jose. Provat e tjera erdhën nga një anëtar i atëhershëm i mitur i grupit “Menudo” të djemve portorikanë të viteve 1980. Anëtari i grupit pretendoi se Jose Menendez, i cili punonte si drejtues në kompaninë diskografike RCA në atë kohë, e drogoi dhe e përdhunoi gjatë një vizite në shtëpinë e Menendez. Më 20 gusht 1989, vëllezërit atëherë të moshës 18 dhe 21 thirrën policinë dhe raportuan se kishin gjetur trupat e prindërve të tyre të vrarë pasi u kthyen në shtëpi.

A do të ecin të lirë vëllezërit Menendez?

Gascón tha se zyra e tij planifikon të paraqesë një rekomandim për rigjykim të premten. Ai do të përmbajë detaje dhe prova që argumentojnë për një dënim më të vogël. Do të caktohet një seancë, të cilën zyrtarët shpresojnë ta caktojnë në 30-45 ditët e ardhshme, ku një gjyqtar do të peshojë dhe do të dëgjojë argumentet për lirimin e tyre. Vëllezërit mund të jenë gjithashtu të pranishëm.

Seanca ka të ngjarë të shkaktojë debate. Gascón vuri në dukje se ky rast ka edhe ndarë zyrën e tij dhe anëtarët e stafit të tij mund të argumentojnë kundër tij në gjykatë. Edhe një anëtar i familjes Menendez, vëllai i Kitty Menendez, Milton Andersen, gjithashtu e ka kritikuar ashpër prokurorin se ka luajtur politikë me një rast kur ai "tashmë ka duruar humbjen e paimagjinueshme të motrës së tij".

Erik and Lyle Menendez: Prosecutors seek resentencing in 1989 killings of parents | AP News

Ai tha se rekomandimi, nëse miratohet nga një gjyqtar, lejon mundësinë e lirimit me kusht për shkak të ligjit të Kalifornisë dhe moshës së vëllezërve në kohën e krimeve. Një bord i lirimit me kusht do të duhet të shqyrtojë rastin dhe rehabilitimin e vëllezërve dhe nëse bordi miraton lirimin e tyre, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom mund ta refuzojë atë.

Është planifikuar një seancë dëgjimore për çështjen më 26 nëntor, por zyra e prokurorit të qarkut shpreson të caktojë një seancë të re për të diskutuar rekomandimin e ridënimit.

Vëllezërit Menendez paraqitën një mocion në maj 2023 duke detajuar provat e reja në rastin e tyre dhe duke kërkuar që të liroheshin me kusht. Gascón tha se zyra e tij kishte shqyrtuar rastin për më shumë se një vit, por tha se e mori vendimin të enjten, vetëm një orë përpara se të mbante një konferencë shtypi.

Vendimi u shpall 12 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, ku Gascón po përballet me një rizgjedhje të vështirë dhe ka rënë me 30 pikë në disa sondazhe. Ai mohoi që njoftimi i tij të ishte politik dhe tha se ishte shqyrtuar për një kohë e gjatë.

Neama Rahmani, një avokat mbrojtës penal dhe ish-prokuror federal, i tha BBC News se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë në karrierën e tij. "Është me të vërtetë stuhia e përsosur e PR dhe politikës" tha ai, duke vënë në dukje vëmendjen e kohëve të fundit nga të famshëm mbi një serial dramatik të Netflix mbi këtë çështje dhe një prokuror qarku "që lufton" për të qëndruar në detyrë. "Nuk do të shihni kurrë një rast tjetër si ky. Është një njëbrirësh."

Kim Kardashian falënderoi Gascon për "ndreqjen e një gabimi të rëndësishëm" në Instagram të enjten. Ajo tha se rasti "thekson rëndësinë e sfidimit të vendimeve dhe kërkimit të së vërtetës".

Çfarë bënë vëllezërit Menendez?

Jose dhe Kitty Menendez u gjetën të vdekur në gusht 1989, brenda rezidencës së tyre në Beverly Hills pas ishin qëlluar disa herë. Djemtë e tyre, Erik dhe Lyle, thirrën policinë, duke u thënë autoriteteve se kishin shkuar në shtëpi dhe kishin gjetur prindërit e tyre të vdekur.

Autoritetet, në fillim, nuk dyshuan për vëllezërit. Çifti u qëllua 13 herë me dy armë gjahu. Natyra brutale e krimit i bëri autoritetet të mendonin se ndoshta ishte një grabitje. Por vëllezërit filluan të tërhiqnin vëmendje me sjelljen e tyre duke shpenzuar shumë para në blerjen e orëve Rolex, në lojërat e fatit dhe ahengjet.

Lyle Menendez tells how he was reunited with brother Erik in prison | Daily Mail Online

Një rrëfim për psikologun e tyre ishte zhbërja e tyre. E dashura e mjekut regjistroi audion e tyre duke pranuar vrasjen dhe e raportoi atë tek autoritetet. Në mars 1990, vëllezërit u akuzuan nga policia. Ata dolën në gjyq në vitin 1993 dhe vëllezërit pranuan vrasjet, por argumentuan se vepruan për vetëmbrojtje dhe se kishin frikë se prindërit e tyre do t'i vrisnin të parët. Ata përshkruan vitet e abuzimit emocional, fizik dhe seksual nga babai i tyre, Jose, i cili kishte vazhduar të ishte një drejtues filmash në Hollywood.

Lyle dhe Erik dëshmuan se u përballën me prindërit e tyre me abuzimin seksual dhe gjërat ishin bërë luftarake në shtëpinë e tyre dhe ata besonin se prindërit e tyre po planifikonin t'i vrisnin. Anëtarët e familjes dëshmuan për abuzimin, por askush nuk tha se kishte parë abuzim seksual.

Prokurorët argumentuan se motivi i tyre ishin paratë, domethënë pasuria e prindërve të tyre prej 14 milionë dollarësh. Ata përshkruan planin e tyre si metodik, duke blerë dy pushkë gjahu disa ditë para vrasjeve dhe shpenzimet e tyre më pas. Ata i pikturuan vëllezërit si djem të llastuar që menduan se mund të shpëtonin nga çdo gjë. Një gjyq i dytë në vitin 1995 i çoi ata në dënimin për vrasje të shkallës së parë. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Finlanda mbyll dy pika kufitare me Rusinë

Finlanda po mbyll përfundimisht dy pika kufitare me Rusinë, njoftoi këtë të enjte shërbimi kufitar finlandez. Siç shkruajnë mediet e huaja, bëhet me dije për...

15:13

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI