Flash

Tabaku: Qeveria e pakicës po i shpërfill pensionistët për hir të oligarkëve

Lapsi.al 25 October 2024
Tabaku: Qeveria e pakicës po i shpërfill pensionistët për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj fushatës së qeverisë për pensionistët, duke e cilësuar atë si një “show të radhës” të orkestruar nga mazhoranca socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se kjo fushatë është një cirk i telekomanduar, ku 780,000 pensionistë përdoren për përfitime politike, ndërsa realiteti i buxhetit është krejtësisht ndryshe.

Sipas Tabakut, "buxheti i miratuar në shtator tregoi qartësisht prioritetet e kësaj qeverie. Ndërsa qeveria ndau 73 milionë euro më shumë për koncesionet e PPP-ve krahasuar me fillimin e vitit, pensionistëve u është ndarë një pjesë minimale - pesë herë më pak se ajo që iu dha oligarkëve.

Kjo është një qeveri që përfaqëson një pakicë, që nuk dëgjon zërin e qytetarëve të saj,” u shpreh Tabaku. Ajo bëri thirrje për një qasje më të drejtë ndaj pensionistëve dhe qytetarëve, duke theksuar se politikanët duhet të flasin me veprime, jo me fjalë boshe.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Këtë të premte, më 25 tetor 2024, euro do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me 98.9 lekë. Dollari amerikan blihet me 90.7 lekë dhe shitet me 91.7 lekë. ...

09:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI