Flash

PD: World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re

Lapsi.al 25 October 2024
PD: World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali në një deklaratë për mediat, ka komentuar renditjen e Shqipërisë në raportin e World Justice Project për ligjin dhe drejtësinë.

Zhulali tha se ky raport fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re dhe reformimit të shtrembër të këtij sistemi.

"Renditja e Shqipërisë poshtë Vietnamit komunist, tregon se "sundimi autoritar i Edi Ramës është shkaku themelor dhe i vetëm i dështimit të reformës, duke e vendosur të gjithë sistemin nën kontrollin e tij politik".

Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. Këtë konstatoi në raportin e publikuar dje, World Justice Project, autoriteti më i besueshëm ndërkombëtar që bën matjen e sundimit të ligjit në 142 vende të botës.

Shqipëria renditet në vendin e 106 për kufizimin e pushtetit të qeverisë, ndërsa Vietnami renditet me 8 pikë më mirë se ne, në vendin e 95!! Kosova renditet e 59, në rang botëror!!

Kolumbia ka më pak korrupsion se Shqipëria. Shqipëria renditet e 107 për nivelin e korrupsionit, ndërsa Kolumbia renditet më mirë, në vendin e 100. Kosova renditet në vendin e 65!!!

Shqipëria renditet në vendin e 92-të për lirinë e shprehjes, ndërsa Kosova renditet e 60-ta në botë!

E drejta për të protestuar dhe aktivizmi politik e gjen Shqipërinë të renditur në vendin e 102, Serbinë në vendin e 93, ndërsa Kosovën në vendin e 60, nga 142 vende të botës!

Shqipëria renditet në vendin e 114 për nivelin e zbatimit të Ligjit, ndërsa Bjellorusia renditet më mirë se ne, në vendin e 108! Kosova renditet e 82-ta në rang botëror!

Shqipëria renditet në vendin e 128 në botë për proceset e rregullta administrative! Kosova në vendin e 95!

Shqipëria renditet në vendin e 101 për respektimin e të drejtave civile, ndërsa Vietnami komunist në vendin e 96! Kosova renditet e 89-ta në rang botëror.

Shqipëria renditet në vendin e 110 për mosndërhyrjen e qeverisë në vendimet gjyqësore civile! Ndërsa Bangladeshi në vendin e 97! Kosova renditet në vendin e 66!

Shqipëria renditet në vendin e 92 për nivelin e drejtësisë penale, ndërsa Bjellorusia në vendin e 88! Kosova renditet e 62-ta në rang botëror.

Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale! Vietnami komunist përsëri renditet më mirë, në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!

World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re dhe reformimit të shtrembër të këtij sistemi. Renditja e Shqipërisë poshtë Vietnamit komunist, tregon qartë se sundimi autoritar i Edi Ramës është shkaku themelor dhe i vetëm i dështimit të reformës, duke e vendosur të gjithë sistemin nën kontrollin e tij politik", u shpreh Zhulali.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Këtë të premte, më 25 tetor 2024, euro do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me 98.9 lekë. Dollari amerikan blihet me 90.7 lekë dhe shitet me 91.7 lekë. ...

09:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI