Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për Libanin

Lapsi.al 25 October 2024
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për Libanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të punojë me “urgjencë” për zgjidhje diplomatike, me qëllim që t’i jepet fund ofensivës së Izraelit në Liban, por tha se fillimisht është thelbësore që të ketë mirëkuptim për çarmatosjen e Hezbollahut.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë organizatë terroriste, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vetëm krahun politik të grupit në listën e zezë. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Gjatë takimit me kryeministrin libanez, Najiv Mikati, në Londër, Blinkeni po ashtu u zotua për mbrojtjen e civilëve, por nuk kërkoi një armëpushim të menjëhershëm nga Izraeli, i cili varet nga mbështetja diplomatike dhe ushtarake e SHBA-së.

“Ne kemi një ndjenjë të urgjencës për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të ketë një siguri të vërtetë përgjatë kufirit mes Izraeli dhe Libanit”, tha Blinken për gazetarët, duke shtuar se është i angazhuar “në mënyrë intensive”. Rezoluta 1710, e miratuar më 2006, pas një lufte mes Izraelit dhe Hamasit, bën thirrje për çarmatosjen e grupeve joshtetërore në Liban, që është një aluzion për Hezbollahun, që financohet nga Irani, grup që ka ushtrinë e tij. Rezoluta po ashtu kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga shteti.

Blinkeni tha se është thelbësore që të ketë “mirëkuptimin e nevojshëm për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701”.

“Sa më shpejt që të bëhet kjo, aq më shpejt do të arrijmë te një zgjidhje”, tha Blinken.

Ai bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe ushtarëve libanezë, pasi të paktën 11 nga ta janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore në Liban muajin e kaluar.

SHBA-ja ka bërë thirrje për forcimin e Forcave të Armatosura të Libanit dhe Qeverisë së brishtë qendrore në Bejrut, në mënyrë që të mund të ketë ndryshim të sigurisë dhe Hezbollahu të lihet në hije.

Kryeministri libanez Mikati tha se vetëm shteti dhe ushtria libaneze duhet të ketë armë.

Ndërkaq, në një takim të ndarë me Blinkenin, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, i tha kryediplomatit amerikan se Qeveria libaneze e ka bërë të qartë se do ta respektojë Rezolutën 1701.

“Agresioni në Liban duhet të ndalet menjëherë. Asgjë nuk mund të justifikohet me vazhdimin e tij”, tha Safadi.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2024, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Ndërkaq, në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut./ Rel

Të këshilluara

Finlanda mbyll dy pika kufitare me Rusinë

Finlanda po mbyll përfundimisht dy pika kufitare me Rusinë, njoftoi këtë të enjte shërbimi kufitar finlandez. Siç shkruajnë mediet e huaja, bëhet me dije për...

15:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI