Flash

Trump: Nëse zgjidhem President e shkarkoj Jack Smith për dy sekonda

Lapsi.al 24 October 2024
Trump: Nëse zgjidhem President e shkarkoj Jack Smith për dy sekonda

Donald Trump ka thënë se nëse fiton zgjedhjet e muajit nëntor do të shkarkojë prokurorin federal që po heton nëse ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Kur u pyet gjatë një interviste nëse do të falte veten apo do të shkarkonte këshilltarin special, Jack Smith, ai tha se është aq e lehtë sa do ta shkarkonte brenda dy sekondave.

“Unë nuk mendoj se ata do të më fajësonin nëse unë shkarkoja Jack Smith”, deklaroi republikani.

Jack Smith, prokurori i caktuar për të udhëhequr çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje kundër Trumpit, tashmë i ka paraqitur provat dhe të gjitha dëshmitë ndaj republikanit.

Në dosje, prokurorët pretendojnë se ish-presidenti amerikan nuk po vepronte gjithmonë në cilësinë zyrtare, dhe në vend të kësaj ishte angazhuar në një përpjekje kriminale private për të përmbysur rezultatet e vitit 2020. Dokumenti është një përpjekje e prokurorëve për të çuar përpara çështjen penale kundër Trumpit pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Të këshilluara

Sulmi terrorist, reagon Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorrist që ndodhi pasditene sotme në Ankara. Erdogan u shpreh se nga sulmi kanë mbetur të vra...

17:30

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI