Flash

Rusia sulmon 11 rajone, forcat ajrore ukrainase rrëzojnë dhjetëra dronë

Lapsi.al 24 October 2024
Rusia sulmon 11 rajone, forcat ajrore ukrainase rrëzojnë dhjetëra

Mbrojtja ukrainase ka rrëzuar 40 nga 50 dronët që lëshoi Rusia ndaj 11 rajoneve ukrainase mëngjesin e 24 tetorit.

Forcat ajrore ukrainase thanë se shtatë dronë rusë u rrëzuan për shkak se paktën telashe me sistemin e tyre të navigimit.

Dronë u rrëzuan në rajonet e Odesës, Mikolajivit, Dnipropetrovskit, Vinitsjas, Zhitomirit, Kmelnitskit, Çerkasit, Kirovoradit, Kievit, Poltavës dhe Çernihivit, teksa forcat ajrore shtuan se një dron mbeti në hapësirën ajrore ukrainase, ndërkaq dy të tjerë u larguan në drejtim të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ushtria ukrainase, ndërkaq, njoftoi se Rusia ka gjuajtur dy raketa precize dhe dy raketa lundruese, duke pretenduar se raketat nuk goditën në caqe.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë sulmon rajonet ukrainase me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë dhe raketa.

Të këshilluara

Sulmi terrorist, reagon Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorrist që ndodhi pasditene sotme në Ankara. Erdogan u shpreh se nga sulmi kanë mbetur të vra...

17:30

(VIDEO) Sulm terròrìst në Ankara

Mediat turke raportojnë për përleshje të armatosura në Ankara mes forcave speciale dhe terroristëve. Te porta e qendrës së industrisë ajrore shpërtheu një autob...

16:11

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI