Flash

Projekti Botëror për Gjyqësorin: Shqipëria në vendin e 89-të për sundimin e ligjit

Lapsi.al 24 October 2024
Projekti Botëror për Gjyqësorin: Shqipëria në vendin e

Projekti Botëror për Gjyqësorin ka publikuar indeksin global ku vërehet se Shqipëria renditet në vendin e 89 në botë nga 142 shtete. Kështu, Shqipëria renditet krah Ukrainës e cila është në luftë dhe ndodhet një vend më lart se ne, në vendin e 88.

Gjithashtu sipas renditje, Serbia gjendet në vendin e 94, Mali i Zi në vendin e 56 në botë, ndërsa Kosova në vendin e 58. Ndërkohë, Maqedonia ndodhet në vendin e 67 dhe Bosnja në vendin e 71.

Projekti Botëror për Gjyqësorin vlerëson 142 vende dhe juridiksione në mbarë botën. Sipas këtij projekti, vlerësohet se për të shtatën vit radhazi, sundimi i ligjit ka rënë në shumicën e vendeve. Raporti thekson tendencat veçanërisht shqetësuese në besimin në zgjedhje dhe tranzicionet demokratike në nivel global.

"Këtë vit, sundimi i ligjit u dobësua përsëri në shumicën e vendeve të anketuara (57%). Megjithatë, të dhënat e Indeksit thonë gjithashtu se recesioni global i sundimit të ligjit po ngadalësohet dhe se përparimi është i mundur.

Përqindja e vendeve ku sundimi i ligjit po gërryhet është zvogëluar për të tretin vit radhazi dhe janë shfaqur disa fusha të dukshme përmirësimi. Për herë të parë në pesë vjet, më shumë vende u përmirësuan sesa ranë në faktorin e indeksit që mat mungesën e korrupsionit. Këtë vit, korrupsioni ra në gati tre të pestat (59%) të vendeve.

Shumica e vendeve kanë përmirësuar gjithashtu sigurimin e drejtësisë penale efektive. Në përgjithësi, rënia e drejtësisë civile është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme që nga kulmi i pandemisë globale, megjithëse problemet me ofrimin e drejtësisë civile në kohë dhe të pavarur kanë vazhduar të përhapen", thuhet në raport.

Të këshilluara

Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm për strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ...

09:25

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.2 lekë dhe do shitet me 98.9 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 91.8...

08:38

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI