Flash

Komandanti i KFOR-it me Kurtin: Dialogu, platforma e vetme për çështjet e pazgjidhura

Lapsi.al 24 October 2024
Komandanti i KFOR-it me Kurtin: Dialogu, platforma e vetme për

Komandanti i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se dialogu me Serbinë është platforma e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhur.

Gjatë takimit me Kurtin, Barduani tha se dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është po ashtu platforma e vetme për të arritur zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, dhe kjo është kyç për sigurinë afatgjate në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, njoftoi një zëdhënës i misionit të KFOR-it.

Barduani po ashtu tha se është i përkushtuar në zotimin e tij për të promovuar unitetin e përpjekjeve me të gjithë homologët e tij, në mënyrë që të sigurohet koordinim dhe të zvogëlohet mundësia e veprimeve që mund të çojë në tensione.

Vitin e kaluar, tensionet mes Kosovës u rritën pasi në maj kryetarët e rinj shqiptarë morën mandatin në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe. Më 29 maj, gjatë protestave para ndërtesës së Komunës në Zveçan, dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Tensionet kulmuan më 24 shtator, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kosova e fajëson shtetin serb për organizim të sulmit, por Beogradi zyrtar mohon se ka gisht në këtë sulm. Autoritetet drejtësisë kanë ngritur aktakuzë për këtë rast kundër Radoiçiqit dhe dhjetëra personave tjerë, tre prej të cilëve janë të arrestuar në Kosovë.

Radoiçiq dhe të tjerët besohet se janë të lirë në Serbi. Edhe më herët KFOR-i vazhdimisht ka përsëritur se dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Procesi mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe KFOR-i.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI