Flash

I biri i vuri zjarrin banesës, të moshuarit kalojnë natën në spitalin e Fierit

Lapsi.al 24 October 2024
I biri i vuri zjarrin banesës, të moshuarit kalojnë natën

Dy të moshuarit rreth 75- vjeç, në banesën e të cilëve ra zjarr mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Fier, e kanë kaluar natën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Komshinjtë tregojnë se e moshuara ishte prej vitesh e paralizuar, ndërsa dyshojnë se zjarrvënia është kryer nga djali i tyre me probleme të shëndetit mendor, i arrestuar tashmë.

Ka qenë Ilir Mehrizvani, ai që ka pikasur i pari të moshuarin teksa kërkonte ndihmë në dritare dhe nuk ka hezituar të ndërhyjë për t’i shpëtuar edhe pse flakët ishin të furishme.

Të moshuarit ishin të traumatizuar ka pohuar ai, ndërsa thekson se fatmirësisht zjarri nuk përfshiu dhomën e gjumit ku ndodhej e shtrirë e paralizuar e moshuara, pasi në të kundërt mund të kishte humbur jetën mes flakëve.

“Doli ai plaku në katin e katërt, po bërtise “ndihmë”. Hipa lartë, por dera ishte e blinduar nuk e hap. Komshia kishte çelësin, e hapëm, më pas erdhi zjarrfikësja. Ishin të frikësuar në panik, gjithë ai zjarr i madh po u fuste në dhomë”, tha fqinji i të moshuarve.

Ndërkohë një tjetër ka treguar se gruaja kishte rreth 25 vite që ishte e paralizuar dhe është nxjerrë nga banesa me barrelë.

“Gruaja është e paralizuar, më erdhi shumë keq, ka 25 vite e paralizuar. E nxorën me barela, e pashë nga pallati. Pyeta çfarë ka ndodhur, më thanë ka vënë zjarri Tani, i biri. Është me probleme ai”, tha një tjetër banor.

Të këshilluara

Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm për strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ...

09:25

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.2 lekë dhe do shitet me 98.9 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 91.8...

08:38

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI