Flash

Diskutimet/ Deputetët e PD-së takim në PE me grupin parlamentar ECR

Lapsi.al 24 October 2024
Diskutimet/ Deputetët e PD-së takim në PE me grupin parlamentar

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vijon me vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, kanë takuar sot eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR).

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në Facebook nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Postimin, Bardhi e ka shoqëruar edhe me pamje nga takimi.

POSTIMI I PLOTË:

Gjatë vizitës në Parlamentin Europian patëm mundësinë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR). Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t'i informuar mbi të gjitha shqetësimet tona për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.

Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane.

Me miqtë europianë bashkëndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të këshilluara

Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm për strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ...

09:25

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.2 lekë dhe do shitet me 98.9 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 91.8...

08:38

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI