Flash

Si aktroi Trump në rolin e shitësit të McDonald's

Lapsi.al 23 October 2024
Si aktroi Trump në rolin e shitësit të McDonald's

Të dielën që shkoi, Donald Trump u shfaq në një restorant McDonald's, në zonën e Filadelfias për t'u shërbyer patate të skuqura kalimtarëve të uritur. Ose, më saktë, për të bërë fotografi në rolin e një punëtori me pagë minimale. Ish-presidenti nuk ndërroi me të vërtetë zanat. Raportohet se restoranti ishte i mbyllur në ato orare dhe se klientët që kaluan me makinë para vitrinës së tij përgjatë 30 minutave që ai qëndroi aty ishin të gjithë të përzgjedhur paraprakisht.

Kthesa/ Trump fajëson Zelenskin për fillimin e luftës

Kushdo që i përzgjodhi klientët duket se mori përgëzimin e Trumpit pas ngjarjes, sepse ai u duk i lumtur nga klientea e Feasterville. “Përshëndetje, si jeni?” i tha Trump me humor, teksa i jep një qese ushqimi, një gruaje bionde në makinë. “Çfarë gruaje e bukur. Shiko këtë fëmijë të bukur – është si një person perfekt.”

Për çfarë shërbente kjo mis en scene e vogël? Dihet, Trump bën gjëra ose vetëm për interesin e tij personal ose vetëm nga inati. Në këtë rast, ai po tallej me Kamala Harris, e cila ka folur për punën e saj në McDonald's kur ishte studente në vitet 1980. Zv presidentja e SHBA e ka përdorur këtë histori për të theksuar se, ndryshe nga Trump, ajo vjen nga klasa e mesme dhe nuk është rritur me një lugë argjendi. Trump është çuditërisht i fiksuar me historinë e punës së Harris në McDonald's dhe insiston, pa asnjë provë, se ajo po gënjen. Ai zgjodhi ditëlindjen e 60-të të Harris për shfaqjen e tij në fast food, në një përpjekje të dukshme për t'i treguar asaj se ai di ta kryesojë çdo sfidë. 

Nuk është ndonjë sekret që Trump nuk ka shumë qejf të paguajë nga xhepi i tij. Qindra punëtorë dhe kontraktorë e kanë akuzuar ish-presidentin se nuk ka paguar faturat për të cilat është angazhuar. Prandaj është e mundur që, përpos të qenit një tallje ndaj Harris, Trumpi e organizoi aktrimin në rrolin e shitësit në McDonald's pasi donte një drekë falas. Ai padyshim e pëlqen ushqimin e shpejtë. Gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, ai shkaktoi shumë zhurmë kur mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë ekipin e futbollit të universitetit Clemson, fitues i kampionatit, duke shtruar një banket Big Mac-ësh të vendosura në tabaka argjendi.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Zgjedhjet/ Trump kryeson në shtetet kryesore

Për herë të parë në dy muaj, Donald Trump kryeson Kamala Harris, sipas modelit të sondazhit të revistës Economist. Edhe pse gara është ende e njëanshme, peshorj...

18:04

Libani sulmon me dron shtëpinë e Netanyahut

Rezidenca private e kryeministrit Benjamin Netanyahu ishte shënjestër e një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes. “Një dron u nis drejt shtëpisë së...

12:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI