Flash

Humbi shokun e grupit, Zayn Malik merr vendimin për turneun e tij

Lapsi.al 23 October 2024
Humbi shokun e grupit, Zayn Malik merr vendimin për turneun e tij

Zayn Malik ka njoftuar se do të shtyjë turneun e tij të ardhshëm pas vdekjes së mikut të tij,  Liam Payne. Turneu i Malik ishte planifikuar të fillonte javën e ardhshme, me një performancë në San Francisko të mërkurën.

"Pas humbjes së dhimbshme që përjetuam këtë javë, kam marrë vendimin për të shtyrë pjesën amerikane të turneut 'Stairway to the Sky'. Datat do të riplanifikohen për në janar dhe do t’i postoj sa më shpejt që të jetë gjithçka e vendosur në ditët në vijim," shkroi ai në Instagram.

"Datat po ricaktohen për janar dhe unë do t'i postoj ato sapo të jetë vendosur në ditët në vijim. Biletat tuaja do të mbeten të vlefshme për datat e reja. Ju dua të gjithëve dhe ju faleminderit për mirëkuptimin."

Zayn ishte anëtar i One Direction së bashku me Payne, Niall Horan, Harry Styles dhe Louis Tomlinson. Grupi filloi në vitin 2010 dhe qëndroi së bashku deri në vitin 2016, duke lëshuar pesë disqe dhe duke arritur sukses ndërkombëtar.

Pas vdekjes së Payne javën e kaluar, anëtarët e grupit ndanë homazhe dhe foto prekëse, duke kujtuar vitet e tyre së bashku. Artisti ndau një foto të tij duke fjetur në prehrin e Payne kur ata ishin më të vegjël.

"Liam, e kam kapur veten duke menduar shumë për ty, duke shpresuar se po më dëgjon. Nuk rri dot pa menduar në mënyrë egoiste se ka pasur kaq shumë biseda që duhet të bënim në jetën tonë. Nuk të kam falenderuar kurrë që më ke mbështetur në disa nga periudhat më të vështira të jetës sime", shkruan ai në mesazh. Malik zbuloi se Payne ishte "më i ndjeshëm se unë", një tipar për të cilin ai "fshehurazi" e respektonte.

"Kam humbur një vëlla dhe nuk mund të të shpjegoj se çfarë do të të jepja vetëm për të të përqafuar për herë të fundit dhe për të të thënë lamtumirë siç duhet dhe të të them që të kam dashur dhe të respektoja shumë," përfundoi ai.

Të këshilluara

Nick Cannon flet për raportin me Diddy

Nick Cannon kujtoi marrëdhënien e tij me Diddy ndërsa u shfaq në podcastin No Jumper të Adam22 të hënën me Wack 100 dhe Lush One. Adami e pyeti Cannon: "Si i...

19:31

Liam Nesson: Do heq dorë nga filmat aksion

Liam Neeson nuk është i sigurt se sa gjatë mund të jetë një yll i filmit aksion. Aktori i "Taken"u pyet se kur do të tërhiqet nga aktrimi në një intervistë m...

18:10

Ndahet nga jeta aktori i "Baywatch"

Michael Newman, i cili luajti Mike "Newmie" Newman në "Baywatch"  ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare. Lajmi u konfirmua të martën nga miku i ngushtë i New...

18:30

50 Cent flet për akuzat ndaj Diddy

Në një bisedë ekskluzive me PEOPLE, 50 Cent ka folur flet për Diddy dhe sjelljet e tij të përpara se të akuzohej  për trafik seksual dhe shantazh. Duke folur...

15:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI