Flash

Forca të shumta policie para 'Colombo' në Durrës, konfiskohet hoteli i Pëllumb Tudës

Lapsi.al 23 October 2024
Forca të shumta policie para 'Colombo' në Durrës,

Forca të shumta policie janë vendosur para hotel ‘Colombos’ në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës ku do të ekzekutohet vendimi i gjykatës për konfiskimin e pasurisë. Hoteli ndodhet në zonën e plazhit në Durrës tek Ura e Dajlanit.

Vendimi i gjykatës së Durrësit për konfiskimin e hotel 'Colombo’ në Durrës, me vlerë 1 milionë euro u dha në 2022 nga Gjykata e Durrësit dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit. Sipas vendimit hoteli është pronë e siguruar nga paratë e krimit.

Pallati ka qenë në sekuestro preventive pasi pronari Pëllumb Tuta me precedent penal dyshohet se e ka ngritur këtë ndërtesë me para të përfituara nga shitja e lëndeve narkotike në Itali. Gjithashtu ai u denoncua para 5 viteve nga banakieria në klubin në pronësi të tij sepse Pëllumb Tuda kishte dashur ta shfrytëzonte për prositucion.

Të këshilluara

PD proteston sot para Parlamentit Europian

Deputetët e Partisë Demokratike do të protestojnë ditën e sotme para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty zhvillohet seancë plenare. Kjo është hera e pa...

08:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI