Flash

Spanjë/ Kishin vjedhur 29 shtëpi, arrestohet çifti shqiptar

Lapsi.al 22 October 2024
Spanjë/ Kishin vjedhur 29 shtëpi, arrestohet çifti shqiptar

Agjentët e Policisë Kombëtare kanë ndaluar 2 shqiptarë me pasaporta false në rajonin e La Corunja të Spanjës, teksa do udhëtonin me një nga avionët e linjës ilegalisht drejt Dublinit, në Irlandë.

Roja Civile i hasi të dyshuarit, që mbanin pasaporta false greke, në aeroportin “Rosalía de Castro” në Santiago de Compostela, duke i arrestuar për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni është bërë një javë më parë, teksa mediat iu referuan burimeve zyrtare, se të ndaluarit janë dy shtetas shqiptarë, që iu nënshtruar procedurave të kontrollit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në Santiago.

“Të dy u përpoqën të merrnin një avion për në Dublin (Irlandë), duke përdorur pasaporta false, që kishin marrë, për t'u paraqitur si shtetas të Greqisë. Këto dokumente do t'i lejonin ata të lëviznin lirshëm në zonën Shengen pa asnjë lloj kufizimi, por agjentët zbuluan se ishin dokumentacion fals dhe vazhduan me arrestimin e tyre”, shkruan media lokale “Diariocompostela”.

Të arrestuarit u vunë në dispozicion të gjykatës së hetimit roje të Santiago de Compostela, kurse emrat e tyre nuk u publikuan. Gjithashtu po bëhen verifikime nëse janë të përfshirë në ndonjë ngjarje të mëparshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI