Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të lehta

Lapsi.al 22 October 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të lehta

Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes lindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit, megjithatë mundësia për reshje është zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 23°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së martë, republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite, ku priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV, por më të theksuara në zonat përgjatë shtrirjes lindore, por mundësia për reshje është zero. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 25°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Europa jugore do të përfshihet nga masa ajrore të ngrohta nga jugperëndimi i kontinentit duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin e Ballkanit si edhe gadishullin Iberik. Gjithashtu moti i qëndrueshëm do të dominojë në brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit të zi, ndërsa vendet nordike, ishujt britanikë dhe Europa lindore do të jenë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu shira, stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë pjesërisht në Europën qendrore.

Të këshilluara

Arrestohet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Meta është prangosur pranë Casa Italia paraditen e sotme. Meta po hetohet në SP...

13:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI