Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Gjykata Evropiane: Ligji rus për “agjentët e huaj” shkel të drejtat e njeriut

Lapsi.al 22 October 2024
Gjykata Evropiane: Ligji rus për “agjentët e huaj” shkel

Në një vendim historik, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se ligji i Rusisë për “agjentët e huaj” shkel Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke shuar se ligji është “arbitrar” dhe “përdoret gjerësisht dhe në mënyrë të paparashikueshme”. Rasti u dërgua në gjykatë nga 107 paditës, përfshirë organizata të mëdha mediale, sikurse Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë (Radio Svoboda), dhe organizata për të drejtat e njeriut, si Memorial. Në vendimin e gjykatës më 22 tetor u tha se ligji për “agjentët e huaj” vendos “kufizime të ashpra” ndaj aktiviteteve të paditësve dhe gjeti se cilësimi i tyre si “agjentë të huaj” përbën “frikësim”.

“Gjykata gjeti se legjislacioni që aplikohet aktualisht është stigmatizues, mashtrues dhe përdoret gjerësisht dhe në mënyrë të paparashikueshme. Kjo bëri që gjykata të vjen në përfundim se qëllimi i ligjit është të ndëshkojë dhe frikësojë, e jo të adresojë ndonjë pretendim për nevojën për transparencë apo shqetësime legjitime lidhur me sigurinë kombëtare”, u tha në vendim.

Ligji rus, që u prezantua më 2012 dhe u zgjerua më 2022, u kërkon organizatave që pranojnë fonde nga jashtë që të regjistrohen si “agjentë të huaj”, duke i nënshtruar ato ndaj kërkesave të ashpra të raportimit, auditimit dhe kërkesave të tjera. Paditësit kanë argumentuar se ligji është pjesë e një fushate sistematike për të shtypur kritikën ndaj Qeverisë dhe për të kufizuar punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe mediave të pavarura.

Gjykata tha se në opinionin publik në Rusi, termi “agjentë të huaj” asocion me “tradhtarë” dhe “spiunë”, duke stigmatizuar organizatat dhe individët që cilësohen si të tillë. Gjykata po ashtu gjeti se publikimi i të dhënave personale të paditësve dhe kërkesat për raportimin e detajuar të financave të tyre përbën shkelje të të drejtës së tyre për privatësi.

Sipas ligjit, Shërbimi Rus i Radios Evropa e Lirë është dënuar me mbi 16 milionë euro për shkak të dështimit që të respektojë ligjin. Ky shërbim është një ndër subjektet më të gjobitura në mesin e grupit që dorëzuan padinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Autoritetet ruse intensifikuan zbatimin e këtij ligji, duke konfiskuar llogaritë bankare të REL-it dhe duke bllokuar ueb-faqen pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka urdhëruar Rusinë që t’i paguajë Shërbimit Rus të REL-it 60.000 mijë euro kompensim për kostot dhe 950.000 euro për dëmet.

Gjykata po ashtu kritikoi shpërbërjen e organizatave të njohura sikurse Memorial dhe Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, nën pretekstin se kanë shkelur rregullat për “agjentët e huaj”. Ligjet ruse kanë kufizuar jo vetëm aktivitetet e tyre publike, por edhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor dhe qasjen në mbështetjen shtetërore.

Pavarësisht se është përjashtuar nga Këshilli i Evropës më 2022 pasi nisjes së luftës kundër Ukrainës, Rusia ende obligohet që të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për rastet që datojnë para se ajo të përjashtohej nga Këshilli.

Megjithatë pasi u përjashtua, Moska ka miratuar ligje që pamundësojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane, duke ndërlikuar edhe më shumë ndikimin e këtij vendimi. Radio Evropa e Lirë është zotuar se do të vazhdojë punën e saj, pavarësisht represionit rus. REL-i është detyruar ta mbyllë byronë në Moskë më 2022 dhe shumë nga gazetarët e tij janë shpallur “agjentë të huaj”.

Më 2023, një gjykatë në Moskë shpalli falimentimin e Shërbimit Rus të REL-it, megjithatë kjo media vazhdon të ofrojë lajme nga jashtë shtetit për miliona qytetarë rusë dhe mban pavarësinë editoriale, teksa financohet nga Kongresi amerikan./ REL

Të këshilluara

Zgjedhjet/ Trump kryeson në shtetet kryesore

Për herë të parë në dy muaj, Donald Trump kryeson Kamala Harris, sipas modelit të sondazhit të revistës Economist. Edhe pse gara është ende e njëanshme, peshorj...

18:04

Libani sulmon me dron shtëpinë e Netanyahut

Rezidenca private e kryeministrit Benjamin Netanyahu ishte shënjestër e një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes. “Një dron u nis drejt shtëpisë së...

12:00

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI