Flash

Elbasan/ Merrte makina me qira nëpërmjet mashtrimit, në pranga 26 -vjeçari

Lapsi.al 22 October 2024
Elbasan/ Merrte makina me qira nëpërmjet mashtrimit, në pranga 26

Një 26-vjeçar është vendosur në pranga në Korçë pasi kishte marrë me qira 2 automjete në Elbasan dhe nuk i kishte kthyer. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale 'Mashtrimi'.

Arrestimi i të riut u krye nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me policinë e Korçës. Ndërkohë blutë kanë sekuestruar 2 automjetet e vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rental". Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Korçë, u bë e mundur kapja në Korçë dhe ndalimi i shtetasit:

H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bilisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi:

-Më datë 27.09.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit A. K., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin A. K.;

-Më datë 01.10.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit E. M., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin E. M..

2 automjetet që kishte marrë 26-vjeçari në këto 2 subjekte janë gjetur dhe janë sekuestruar nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI