Flash

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Policia kreu detyrën

Lapsi.al 22 October 2024
Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Policia

Pas arrestimit të dhunshëm të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ardhur sot reagimi i parë publik nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pas polemikave për mënyrën e paprecedentë të zbatimit të urdhrit të GJKKO dhe SPAK, për masën "arrest me burg".

Ministri thotë se arrestimi u bë nga Forcat Operacionale të policisë së Shtetit dhe se Meta i kundërshtoi, teksa efektivëve iu desh të ushtronin detyrën.

Pjesë nga reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit.

Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes.

Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.

Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të. Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi.

Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte.

 

 

Të këshilluara

Arrestohet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Meta është prangosur pranë Casa Italia paraditen e sotme. Meta po hetohet në SP...

13:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI