Flash

Aksidenti i frikshëm në Lushnjë/ Dy makina përplasen dhe përfundojnë brenda lokalit

Lapsi.al 22 October 2024
Aksidenti i frikshëm në Lushnjë/ Dy makina përplasen dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pluk të Lushnjes ku dy automjete kanë përfunduar në ambientet e brendshme të një lokali. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur, ndërsa lokali dhe dy makina janë shkatërruar totalisht.

Mesnatën e kaluar duke gdhirë e marta dy mjete kanë përfunduar në një lokal në Pluk Lushnjë. Një person i plagosur dhe një biznes tërësisht i shkatërruar është bilanci. Drejtuesi i automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet i cili ishte parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda lokalit. Shoferi është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Aksidenti mund të rezultonte me pasoja fatale nëse do të kishte ndodhur gjatë ditë, por fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij. Ende nuk dihen shkaqet që sollën aksidentin. Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të madhe, teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur.

“Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka”, deklaroi ajo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI