Flash

Senatorja sulmon mbretin Charles: "Ti nuk je mbreti im"

Lapsi.al 21 October 2024
Senatorja sulmon mbretin Charles: "Ti nuk je mbreti im"

Një incident ndodhi së fundmi gjatë vizitës së mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla në Canberra.

Gjatë fjalimit të tij në parlamentin australian, Mbret Charles njohu "Popujt e Parë" të Australisë, duke theksuar se ata kanë jetuar në këtë tokë për dhjetëra mijëra vjet para kolonizimit britanik. Menjëherë, senatorja indigjine, Lidia Thorpe, shprehu kundërshti ndaj monarkisë britanike.

“Ti nuk je mbreti im. Ti nuk je sovrani ynë. Ju keni kryer gjenocid kundër popullit tonë,” i bërtiti Lidia Charles, i cili dukej se nuk u përgjigj, por foli në heshtje me kryeministrin Anthony Albanese

“Na ktheni tokën tonë. Na jep atë që i vodhe djemve tanë! Jepu kafkat e tyre, foshnjat e tyre! Shkatërruat jetën tonë! Na jep traktatin! Ne duam një traktat në këtë vend. Kjo nuk është toka juaj."

Thorpe, e cila kishte veshur veshje tradicionale, vazhdoi të bërtiste ndërsa oficerët e sigurisë e shoqëruan atë jashtë.

Duke folur jashtë dhomës së Parlamentit, ajo u tha gazetarëve: "Ne do të vazhdojmë t'i rezistojmë kolonisë derisa të kemi një traktat paqeruajtës ku mund të festojmë këtë vend së bashku. Ne nuk kemi nevojë për një mbret nga një vend tjetër që të na diktojë se çfarë bëjmë këtu.”

Më vonë të hënën, senatorja i tha Sky News se ajo nuk e ndërpreu fjalimin e mbretit, por "me respekt priti deri në fund".

"Ka mijëra vende masakresh në këtë vend nga pushtimi dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë," shtoi Lidia.  "Nëse ai është pasardhësi, atëherë ai duhet të përgjigjet."

Reagimi i saj vjen nga historia e popujve indigjenë, të cilët nuk kanë njohur kurrë sovranitetin e Britanisë dhe vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për kulturën dhe kolonizimin e tyre.

Të këshilluara

FOTOT/ Dua Lipa mahnit fansat me pozat seksi

Dua Lipa është shfaqur mahnitëse teksa ka postuar disa foto seksi për ndjekësit e saj në Instagram. Në një sërë pamjesh nga paraqitja në Rock Hall 2024, këngëta...

14:57

Jennifer Lawrence, nënë për herë të dytë

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti Cooke Maroney janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Dyshja e ndanë lajmin përmes një artikulli në Instagram të Vogue të ...

19:31

Alec Baldwin rikthehet në SNL

Alec Baldwin u shfaq në Saturday Night Live për herë të parë që kur iu hoqën akuzat për vrasje nga pakujdesia. Aktori u kthye për episodin e katërt të  SNL -...

16:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI