Flash

Ngrihen 6 padi të reja për Sean "Diddy" Combs

Lapsi.al 21 October 2024
Ngrihen 6 padi të reja për  Sean "Diddy" Combs

Së fundmi janë ngritur gjashtë padi të reja civile kundër Sean “Diddy” Combs, duke përfshirë akuzues të cilët kanë deklaruar se ata ishin të mitur në kohën kur u sulmuan nga artisti.

Për herë të parë në procesin gjyqësor në rritje kundër Combs, personazhe të tjerë të famshëm citohen dhe akuzohen për pjesëmarrje në një sulm të supozuar në një pretendim, megjithëse ata nuk janë identifikuar me emër.

Në një padi të ngritur nga një Jane Doe, ajo deklaron se ishte 13 vjeç në vitin 2000, kur u ftua nga një shofer limuzine për të marrë pjesë në një festë të MTV Video Music Awards të organizuar nga Combs në New York City. Pasi konsumoi një pije dhe ishte duke pushuar në dhomë, ajo pretendon se dy të famshëm, hynë në dhomën e gjumit ku ajo po pushonte.

Paditë, pesë prej të cilave u ngritën në gjykatën federale në Nju Jork dhe një në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut të dielën, përfshijnë akuza për përdhunim, sulm seksual, ngacmim seksual nga Combs midis 2000 dhe 2022 në Nju Jork, Los Angeles ose Las Vegas.

Diddy u arrestua në një hotel në Manhattan më 16 shtator. Ai aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit pasi iu refuzua dy herë lirimi me kusht.

Të këshilluara

FOTOT/ Dua Lipa mahnit fansat me pozat seksi

Dua Lipa është shfaqur mahnitëse teksa ka postuar disa foto seksi për ndjekësit e saj në Instagram. Në një sërë pamjesh nga paraqitja në Rock Hall 2024, këngëta...

14:57

Jennifer Lawrence, nënë për herë të dytë

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti Cooke Maroney janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Dyshja e ndanë lajmin përmes një artikulli në Instagram të Vogue të ...

19:31

Alec Baldwin rikthehet në SNL

Alec Baldwin u shfaq në Saturday Night Live për herë të parë që kur iu hoqën akuzat për vrasje nga pakujdesia. Aktori u kthye për episodin e katërt të  SNL -...

16:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI