Flash

Liria ekonomike e Shqipërisë bie për të tretin vit

Lapsi.al 21 October 2024
Liria ekonomike e Shqipërisë bie për të tretin vit

Shqipëria po humbet lirinë ekonomike, kryesisht për shkak të sistemit ligjor dhe të drejtave të pronësisë, mungesës së pavarësisë së gjyqësorit, kostove të burokracisë e deri te mungesa e rregulloreve të punësimit dhe largimit nga puna.

Këto janë përfundimet e nxjerra për Shqipërinë në hartën globale të lirisë ekonomike të publikuar nga Instituti Fraser, me qendër në Kanada.

Edicioni i vitit 2024 (i cili përpunon të dhënat e vitit 2022) e vlerëson Shqipërinë me 7.48 pikë nga 10, duke e renditur në vendin e 38 në botë nga 165 juridiksione anembanë botës, nga vendi i 31 që mbante në edicionin e kaluar (2023), ndërsa në raportin e vitit 2022 mbante vendin e 30 në botë.

Vlerësimi bëhet nga të dhënat e 5 fushave kryesore:

Fusha 1: Madhësia e Qeverisë 7.81 pikë

Fusha 2: Sistemi Ligjor dhe të Drejtat e Pronësisë 5.43 pikë

Fusha 3: Stabiliteti monetar 8.76 pikë

Fusha 4: Liria e tregtisë ndërkombëtare 8.53 pikë

Fusha 5: Zbatimi i rregullave 6.9 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit vendi ynë performon më mirë.

Ashtu si Shqipëria, edhe liria ekonomike globale ra për të tretin vit radhazi, konstaton raporti vjetor i Lirisë Ekonomike të Botës i publikuar nga Instituti Fraser.

“Pas dekadash rritjesh të ngadalta por të qëndrueshme, liria ekonomike globale arriti kulmin në vitin 2019, por ka rënë në secilin prej tre viteve që nga ajo kohë, gjë që nuk ka ndodhur që kur filluam të matim lirinë ekonomike më shumë se 25 vjet më parë,” tha Mattheë Mitchell, bashkëpunëtor në Institutin Fraser dhe një kontribuues në raport.

Liria ekonomike – shkalla në të cilën individët lejohen të marrin vendimet e tyre ekonomike për atë që të blejnë, ku të punojnë dhe nëse do të fillojnë një biznes – është thelbësore për mirëqenien. Liria ekonomike mat hapjen ndaj tregtisë, taksat dhe barrën rregullatore, shpenzimet qeveritare dhe qëndrueshmërinë e parave të një vendi.

Në vitin 2022 (viti i fundit i të dhënave të disponueshme), Hong Kongu ishte juridiksioni ekonomikisht më i lirë në botë (megjithëse rezultati i tij ka rënë në vitet e fundit), i ndjekur nga Singapori, Zvicra, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara.

Renditja e vendeve të tjera kryesore përfshin Kanadanë (8), Japoninë (11), Mbretërinë e Bashkuar (12), Gjermaninë (16), Tajvanin (19), Korenë (32), Francën (36), Meksikën (65), Indinë (84), Brazilin (85), Kinën (104) dhe Rusinë (119).

10 vendet me lirinë më të ulët janë Jemeni (156), Libia (157), Irani (158), Argjentina (159), Myanmar (160), Algjeria (161), Siria (162), Sudani (163) , Zimbabve (164) dhe Venezuela (165).

Njerëzit që jetojnë në vende me nivele të larta lirie ekonomike gëzojnë prosperitet më të madh, më shumë liri politike dhe civile dhe jetë më të gjatë.

“Aty ku njerëzit janë të lirë të ndjekin mundësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre ekonomike, ata bëjnë jetë më të begatë, më të lumtur dhe më të shëndetshme”, tha Mitchell./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI