Flash

Hynë ilegalisht në Kosovë, ndalohen 5 serbë

Lapsi.al 21 October 2024
Hynë ilegalisht në Kosovë, ndalohen 5 serbë

Njësitë policore kanë raportuar për disa raste të kalimit ilegal të kufirit në veri të Kosovës.

Në Zernosek të Leposaviqit të dielën rreth orës 17:30, policia ka ndaluar një serb që dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. Rastin e ka marrë në shqyrtim prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në fshatin Bubë të Zubin Potokut, rreth orës 19:30, janë ndaluar një makinë dhe një kamion me një shtetas dhe dy shtetase serbe, që gjithashtu kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, shkruajnë mediat e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të kalojë në procedurë të rregullt. Një rast tjetër ka ndodhur në Bello Bërdo në Leposaviq, ku një shtetas kosovar është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.

Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në kufij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI