Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Editoriali/Si po i minon Trump institucionet

Lapsi.al 20 October 2024
Editoriali/Si po i minon Trump institucionet

Sinjalet shqetësuese në lidhje me gjendjen e demokracisë po shtohen përditë e më shumë në Shtetet e Bashkuara. Më 15 tetor, kandidati republikan, Donald Trump, refuzoi të pozicionohej në favor të një kalimi paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor. Gjithëashtu, ai i quajti si akte shembullore ato që ndodhën katër vite më parë. Ai nuk nguroi të përdorë të gjitha teoritë konspirative për të relativizuar sulmin e mbështetësve të tij që kishin për qëllim të ndalonin çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden, më 6 janar 2021.

LEXO MË TEJ:

Fushatë në dëshpërim/ Si po e humb vrullin Kamala Harris

Kjo deklaratë e fundit erdhi vetëm dy ditë pasi kandidati republikan pati sulmuar ashpër kundërshtarët e tij politikë, duke i quajtur "armiq të brendshëm", kundër të cilëve duhet të dërgohet "garda kombëtare", madje edhe "ushtria".

Këto qëndrime të papërgjegjshme nuk kanë shkaktuar tronditjen kombëtare që do të kishin pasur disa vite më parë. Ato janë pjesë e një historie të gjatë akuzash të dëmshme për kontratën demokratike që mban bashkë, prej gati dy shekujsh e gjysmë, qytetarët amerikanë. Duke denoncuar që gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës "manipulimin" e votimeve për të justifikuar një humbje të mundshme, dhe më pas duke kaluar më shumë se dy muaj në kundërshtimin qesharak dhe të kotë të rezultatit të zgjedhjeve të 2020-ës, ky patriot i rremë ka kontribuar më shumë në dobësimin e institucioneve të vendit të tij, sesa të gjitha ndërhyrjet e huaja të marra së bashku.

Përgjegjësia e ish-presidentit është e rëndë, por ai ka pasur një mbështetje të fuqishme. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, e modeluar nga Donald Trump gjatë mandatit të tij, ka bërë gjithçka që t’i shmangë atij dhënien e llogarisë për veprimet e kryera përpara 5 nëntorit.

Televizioni konservator Fox News u detyrua në vitin 2023 të paguajë gati 800 milionë dollarë (rreth 737 milionë euro) për të shmangur një gjyq për shpifje, të cilin do ta humbte, pasi mbrojti në mënyrë servilie teorinë e manipulimit të makinave të votimit, të përhapur nga Donald Trump. Njeriu më i pasur në Shtetet e Bashkuara, Elon Musk, sot po përdor pasurinë e tij dhe dezinformatat e përhapura nga rrjeti i tij i fuqishëm social, X, në shërbim të këtij projekti të neveritshëm.

Çfarë mund të thuhet për zyrtarët republikanë që ende sot refuzojnë të pranojnë publikisht humbjen e 2020-ës për të mos marrë mbi shpinë furinë e inatit të Trump? Po për atë që mund të bëhet zv/president i superfuqisë botërore, J. D. Vance, e që tani është zhytur në mënyrë të pa turpshme në gënjeshtrën e një fitoreje të vjedhur? Çfarë të mendosh më tej për ata zyrtarë që, deri disa javë më parë, po planifikonin një ndryshim të rregullave të lojës për të modifikuar shpërndarjen e votuesve të mëdhenj në Nebraska, në disfavor të  kandidates demokrate, Kamala Harris, që mund ta dëmtonte atë nëse rezultati do të jetë shumë i ngushtë?

Një klimë e tillë shpjegon se përse një në katër votues republikanë, besnikë të Donald Trump-it, sot mendon se përballë një humbjeje në mbrëmjen e 5 nëntorit, ai duhet ti shpallë rezultatet të pavlefshme dhe "të bëjë gjithçka që duhet" për të marrë postin e tij. Kështu rezulton nga një sondazh iPublic Religion Research Institute, publikuar më 16 tetor. Kjo shifër është tronditëse dhe tregon se në ç'pikë ka mbërritur  partia republikane që dikur prezantohej si ajo e ligjit dhe rendit.

Lapsi.al/Burimi Le Monde

Të këshilluara

Duhet protestuar për pensionet!

Rritja e pensioneve me vetëm 4.1% nga qeveria Rama në tetor të vitit aktual prodhoi një zhgënjim dhe pakënaqësi të thellë tek shtresa e gjerë e pensionistëve në...

10:00

Hapat e Leninit në Tiranë

Debati rreth besimeve me “Vatikanin bektashi” dhe burgosja e deputetit Salianji si ndëshkim i fjalës së lirë janë probleme të reja e krejtësisht të panevojshme ...

14:25

Rreziku i shtetit Bektashi për Bektashizmin

Populli amerikan, që shquhet për pragmatizëm, ka një shprehje që thotë “Nëse diçka nuk është e prishur mos e rregullo”. Ndaj propozimi i beftë i kryeministrit R...

13:59

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI